MPB njofton se më 17 prill 2025, në orën 06:15 të mëngjesit, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria M.V. (21) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, i kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajri kalibër 5.5 mm, një pushkë ajri kalibër 4.5 mm, një plumb kalibër 9 mm, një kuti me fishekë ajri (diabola), një pistoletë “Ekol” kalibër 4.5 mm si dhe mjete piroteknike. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim penal përkatës.