Me rastin e festës fetare “Ngjallja e Krishtit – Pashkët” nesër (19.04.2025), Njësia për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të vendosë regjim të veçantë të komunikacionit në rrugë të caktuara në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, si dhe në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom.
“Nesër nga ora 18:00 deri në përfundim të manifestimit me rastin e festës fetare dhe publike “Ngjallja e Krishtit – Pashkët”, në qendër të qytetit të Shkupit nëse është e nevojshme do të jenë të mbyllura për qarkullim: bulevardi “Aradhat partizane” nga kryqëzimi me bulevardin “Franklin Roosevelt” tek kryqëzimi me bulevardin “VMRO”. Gjithashtu bulevardi “Shën Klimenti i Ohrit” nga kryqëzimi me bulevardin “Ilinden” tek kryqëzimi me rrugën “Dimitrie Çupovski”, si dhe rruga “Metropolit Teodosij Gologanov” nga kryqëzimi me rrugën “9 Maj” deri te rrethrrotullimi me rrugën “Shën Kirili dhe Metodi”.
“Autobusët që kalojnë mbi urën “Goce Dellçev” do t’u ndërrohet rruga sipas nevojës, me çka të njëjtit do të lëvizin përgjatë bulevardit “Ilinden” dhe përmes bulevardit “Franklin Roosevelt” deri në bulevardin “Aradhat partizane”, ndërsa autobusët që kalojnë në qendër të qytetit do të lëvizin përgjatë “M.T.Gologanov” dhe përmes bulevardit “Franklin Roosevelt” te bulevardi “Aradhat Partizane”. Edhe në drejtim të kundërt, autobusët do të përdorin të njëjtat korsi trafiku”.
“Në komunën e Gjorçe Petrovit, nëse është e nevojshme, do të mbyllet për qarkullim rruga “Makedonska Vojska” para kishës “Shën Pjetri dhe Pali”, nga kryqëzimi me bulevardin “Aradhat Partizane” deri në rrugën “Gjorçe Petrov”.
“Në komunën e Aerodromit, rruga lokale për në fshatin Lisiçe do të mbyllet për qarkullim nëse është e nevojshme. Rrugët e tjera të trafikut që gravitojnë rreth vendeve fetare gjithashtu do të mbyllen për trafikun nëse është e nevojshme. Ministria e Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë”, thonë nga MPB Maqedoni.