Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, është angazhuar në mënyrë aktive në nismën rajonale “Women on Boards Adria” (WOBA), që synon forcimin e lidershipit të grave në nivelet më të larta menaxheriale – në borde, këshilla ekzekutivë dhe institucione kyçe.
Si ambasadore e WOBA për Maqedoninë, Bozhinovska mori pjesë në një takim pune me ambasadorë të tjerë nga rajoni, ku fokusi ishte në hapat praktikë për rritjen e përfaqësimit të grave në vendimmarrje – jo si formë, por si thelbi i lidershipit bashkëkohor. Ministrja e përdori këtë platformë për të theksuar rëndësinë e grave në role udhëheqëse, e cila është në përputhje me objektivat strategjike të Ministrisë për krijimin e një mjedisi të drejtë dhe konkurrues ekonomik.