Testamenti i Papa Françeskut:
Ndërsa e ndjej muzgun që po i afrohet jetës sime tokësore dhe me shpresë të patundur në jetën e përjetshme, dëshiroj të parashtroj dëshirat e mia të fundit vetëm në lidhje me vendin e varrimit tim.
Gjatë gjithë jetës sime dhe gjatë shërbesës sime si meshtar dhe peshkop, gjithmonë ia kam besuar veten Nënës së Zotit tonë, Zojës së Bekuar dhe për këtë kërkoj që mbetjet e mia të vdekshme të pushojnë – në pritje të ditës së Kijametit – në Bazilikën Papale të Shën Mërisë së Madhe.
Uroj që udhëtimi im i fundit tokësor të përfundojë pikërisht në këtë shenjtërore të lashtë Marian, ku gjithmonë do të ndalem për t’u lutur në fillim dhe në fund të çdo Udhëtimi Apostolik, duke ia besuar qëllimet e mia Nënës së Papërlyer dhe duke falënderuar për kujdesin e saj të butë dhe amnor.
Kërkoj që varri im të përgatitet në kamaren e varrimit në rreshtin anësor midis Kapelës Pauline (Kapela e Salus Populi Romani) dhe Kapelës Sforza të Bazilikës, siç tregohet në planin e bashkangjitur. Varri duhet të jetë në tokë; i thjeshtë, pa zbukurime të veçanta, me vetëm mbishkrimin: Françesku.
Shpenzimet e përgatitjes së varrimit do të mbulohen nga një shumë e dhënë nga një dashamirës, të cilën e kam rregulluar që të transferohet në Bazilikën Papale të Shën Marisë Major. I kam dhënë udhëzimet e nevojshme në lidhje me këtë kardinalit Rolandas Makrickas, Komisionerit të Jashtëzakonshëm të Bazilikës Liberiane.
Zoti u dhëntë shpërblimin e duhur të gjithë atyre që më kanë dashur dhe që vazhdojnë të luten për mua. Vuajtjen që ka shënuar pjesën e fundit të jetës sime, ia ofroj Zotit, për paqen në botë dhe për vëllazërinë midis popujve.