Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka njoftuar se ka marrë pjesë në debatin e organizuar në Kuvend në kuadër të prezantimit të Agjendës Reformuese 2024–2027.

“Në fjalën time theksova rëndësinë e kësaj agjende si një mundësi strategjike për transformimin institucional, ekonomik dhe demokratik të vendit. Konfirmuam përkushtimin tonë të palëkundur për të trajtuar me seriozitet çdo iniciativë ligjore që ndihmon në realizimin e Agjendës Reformuese dhe përmbushjen e kritereve të BE-së, duke garantuar rol aktiv dhe konstruktiv të Kuvendit në këtë proces. Bëra thirrje që integrimi europian të mbetet një projekt i përbashkët shtetëror, përtej ndarjeve politike, me bindjen se vetëm me bashkëpunim të sinqertë mund të tejkalojmë sfidat dhe të realizojmë aspiratën tonë europiane”, ka shkruar Gashi.