Nën udhëheqjen e prokurorit publik pranë Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Ministria e Punëve të Brendshme po realizon aksion të koordinuar në shumë lokacione në vend, përcjell TV21. Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për keqpërdorime që kanë dëmtuar Fondin e Sigurimit Shëndetësor.
“Bëhet fjalë për dyshime bazë për vepra të shumta penale që i kanë shkaktuar dëm Fondit Shëndetësor. Duke pasur parasysh madhësinë e aksionit, më shumë informata do të ndahen pas përfundimit të të njëjtit”, thonë nga Prokuroria.