Krenar Lloga: Qeveria është antishqiptare – ajdeni në një front të përbashkët shqiptar
Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar në Facebook ndaj ofertave politike për përfshirje në qeveri, duke i cilësuar si të papranueshme dhe duke bërë një thirrje të qartë për unitet politik mes shqiptarëve.
Në një mesazh të drejtpërdrejtë dhe simbolik, ai shkruan:
“Nëse dikush nga njëra palë, ose tjetra, ka parë ëndrrën e gomarit (me ujkun) se: do të na ftojë për të na bërë si vetja dhe për të marrë nga kombëtarizmi dhe morali i fituesit të zgjedhjeve — është mendjelehtë, thënë më butë.
Ose nëse dikush del për të bërë një ‘dush patrioti’ dhe shfajësimi, dhe në të njëjtën kohë të na parashkruajë me Mickon rrugën tonë — thjesht nuk na ka njohur ose na ka ngatërruar me veten.
Kjo qeveri është antishqiptare. Pikë.
Ajdeni në një front të përbashkët shqiptarësh.
#ZgjedhjeParlamentare”” ka shkrur Lloga
Kjo deklaratë vjen në një moment kur negociatat për formimin e qeverisë së re janë intensifikuar dhe zërat për përfshirjen e ASH-së në pushtet janë bërë gjithnjë e më të zëshëm./TS/