Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në intervistën e tij të fundit në TV Sitel, tha se ishte pikërisht vendimi i ASH-së që u bashkua me partitë tjera të LEN-it për ta bërë VLEN-in dhe në fund i morëm 107 mijë vota. Ai tha se ishte një rezultat i madh që morën nga zgjedhjet e kaluara dhe e dërguam BDI-në në opozitë.

“Në të gjithë qeveritë tjera ku ishte BDI në qeveri dhe kishte monopol dhe ishin qeveri të korrupsionit dhe të pa suksesshme. Ata asnjëherë nuk bënë asnjë revizion nga ajo se çfarë kanë premtuar dhe çfarë kanë bërë për periudhën sa ishin në qeveri. Pra ishin qeveri të papërgjegjshëm”, tha Snopçe.

Sipas tij, BDI edhe nëse kthehet në qeveri, ata janë vetëdijesuar se nuk janë gjithmonë në qeveri dhe nëse kanë qeverisur me papërgjegjësi do të përgjigjen.