Drejtoria e Policisë Financiare ka bërë kallëzim penal ndaj A.A. në Prokurorinë Themelore Publike Shkup për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës Shmangie e tatimit nga neni 279 paragrafi 2 i Kodit Penal.
“I pandehuri A.A., në cilësinë e menaxherit dhe pronarit të “Shoqërisë për prodhim, tregti dhe shërbime ARMAN KOMPANI DOOEL Shkup”, në periudhën prej datës 01.01.2020 deri më 25.12.2024, me vetëdije dhe me qëllim të paracaktuar me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vete dhe personin juridik, mallin e blerë tregtar (prodhime arrore), i evidentuar në magazinë në vlerë prej 53.257.786 denarë, i ka përvetësuar pa bazë dhe nuk i ka regjistruar në regjistrat kontabël, me çka i padituri nuk ka llogaritur, raportuar dhe paguar Tatimin mbi Vlerën e Shtuar me normë tatimore prej 5% në vlerë prej 2.662.889 denarë dhe tatim mbi fitimin me normë tatimore prej 10% në vlerë prej 5.325.778 denarë, ndërsa për detyrimet e vjetruara ndaj furnitorëve më të vjetër se tre vjet në vlerë prej 40.903.524 denarë (afatshkurtër), të cilat dalin nga viti 2020 dhe nuk janë paraqitur si të hyra në Pasqyrën e të Ardhurave dhe Bilancin Tatimor të personit juridik për vitin 2023, i denoncuari nuk ka llogaritur, raportuar dhe paguar Tatimin në të Ardhurat me shkallë tatimore prej 10% në shumë prej 4.090.352 denarë”, bëjnë të ditur nga Policia Financiare.
Me qëllim të fshehjes së veprimeve të inkriminuara, i pandehuri nuk ka përgatitur dhe dorëzuar Llogaritë Përfundimtare për vitin 2021, 2022 dhe 2023 në Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka nuk ka deklaruar dhe paguar taksa për arsye të ndryshme në vlerë të përgjithshme prej 12.079.019 denarë, me të cilën e ka dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.