Xhelil Bajrami
Në këtë moment kyç për të ardhmen politike dhe demokratike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i sugjeroj Aleancës për Shqiptarët dhe kryetarit të saj, z. Arben Taravari, të qëndrojnë në qeveri – edhe nëse largimi kërkohet nga kryeministri Hristijan Mickoski. Një veprim i tillë do të ishte mesazh i qartë se Aleanca për Shqiptarët nuk është thjesht pjesë e qeverisë, por përfaqëson 30% të qytetarëve të këtij vendi – shqiptarët – dhe nuk do të lejojë që vendimet të merren në mënyrë arbitrare apo arrogante.
Kjo është koha që ASH-ja të tregojë përgjegjësi politike dhe fuqinë e saj përfaqësuese, duke kërkuar largimin e z. Mickoski nga drejtimi i qeverisë, për shkak të bllokimit të proceseve eurointegruese, cenimit të demokracisë dhe rritjes së tensioneve ndëretnike,Serbizimin e shtetit dhe shkatrimin total të ekonomisë.
Z. Mickoski ka dëshmuar, përmes veprimeve të tij të përditshme, një mungesë të theksuar të vizionit dhe aftësisë për t’i dhënë shpresë qytetarëve për një të ardhme më të mirë. Qeverisja e tij është shoqëruar nga skandale të shumta dhe një qasje përjashtuese ndaj komuniteteve jo-maqedonase.
Për këto arsye, është e drejtë dhe e domosdoshme që Aleanca për Shqiptarët të kërkojë dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Hristijan Mickoski.