Pas takimit të liderëve të koalicionit VLEN me kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, deklaroi se Arben Taravari është vetëpërjashtuar nga koalicioni VLEN dhe nga qeveria.

““Unë besoj që me veprimin e tij për të bashkëpunuar me BDI-në, ai është vetëlarguar edhe nga Qeveria sic është vetëpërjashtuar nga VLEN-I”, tha Kasami pas takimit.

Takimi i sotëm me Mickoskin vjen në kohën kur po zhvillohen bisedime për rikonstrumin e Qeverisë së re pas pçrçarjes së VLEN-it. Nga ana tjetër, Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët tha se nuk ësht fundi i botës nëse do të largohen nga qeveria, por fjalën e fundit e ka kryeministri, nëse ai thotë që të largohen do të largohet ASH-ja.

Nëse kryeministri ishte dakorduar me VLEN që të largojnë Taravarin nga qeveria, Kasami nuk e potencoi tha se vet kryeministri do të thotë fjalën e tij.

“Kryeministri do t’i shpreh vetë qëndrimet e tij, por ajo që është me rëndësi është se qëndrimi i koalicionit VLEN është se bashkëpunim me BDI-në dhe me qenë në qeveri është problematike”. tha Kasami.

Ndryshe edhe nga ASH-ja e Selës janë kundër hyrjes në qeverinë e Mickovskit, pasi sipas Krenar Llogës, kjo qeveri është antishqiptare./TS/