Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, nga cilësia e kryetarit të grupit parlamentar VLEN, sot në hapësirat e Kuvendit ka takuar eurodeputetët me të cilët kanë biseduar tema në interes të vendit.
“Ne hapësirat e Kuvendit, në cilësinë e kordinatorit të grupit parlamentar VLEN, realizova takim me delegacionin monitorues të Keshillit të Europës për monitorimin e dialogut me shtetin tonë, të përbërë nga eurodeputetët Sibel Arslan, Joseph O’Rilley dhe Agnieszka Szklanna. Ishte një takim i frytshëm ku përveç aktualiteteve në përgjithësi, diskutuam për reformat në gjyqësi, për reformat në kodin zgjedhor, për hapat e ndërrmarë në luftën kundër korupcionit, lirinë e mediave etj”, ka shkruar deputeti Halil Snopçe.
Ai shtoi tutje se në këtë takim ka folur për zvarritjen e procesit të sjelljes së Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë.
“Gjatë këtij diskutimi fokus i veçantë dhamë edhe për aspektin e të drejtave të njeriut në shtet, kryesisht për të drejtat e shqiptarëve. Theksova shqetësimin tonë për zhagitjen dhe taktizimet për shtyerjen e sjelljes së ligjit për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë. Poashtu potencova se për ne si shqiptarë është e rëndësisë primare edhe hekja emërtimit të Gjuhës shqipe si gjuhë e 20% në kushtetutën e vendit”, ka përfunduar Snopçe.