Që në orët e para të mëngjesit, zyrtarë të shumtë policor të njësive të specializuara kanë nisur një aksion policor në Kaçanik.
Në lidhje me këtë aksion tashëm është deklaruar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kleani.
“Sot në orët e para të mëngjesit, Poliçani e Kosovës me njësitë e saja relevante ka filluar një operacion policor i cili po realizohet në komunën e Kaçaniku”, deklaroi Kelani për lajmi.net.
Kelani e konfirmoi se aty po realizohet një aksion, por duke theksuar se s’mund të jepen detaje shtesë
“Edhe në këtë rast pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, do të bëhen publike informacione shtesë” deklaroi Kelani./Lajmi.net/