Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Ervin Ibrahimoviq, nënkryetar i Qeverisë së Malit të Zi për marrëdhënie ndërkombëtare dhe ministër i Punëve të Jashtme, i cili po qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në takim morën pjesë edhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska dhe deputetët Merita Kolçi Koxhaxhiku, Ilir Demiri dhe Oliver Spasovski, informuan nga pres shërbimi i Kuvendit.

Proceset e integrimit në Bashkimin Evropian të të dy vendeve, si dhe të rajonit në tërësi, ishin në fokus të bisedimeve midis dy delegacioneve. U theksua se anëtarësimi në BE është garanci për stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Dhe se çdo hap përpara në këtë drejtim, nga çdo vend, është sukses për të gjithë rajonin dhe ka rëndësi të madhe për vetë BE-në.

Në këtë kontekst, u theksua gjithashtu se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë shembull i bashkëpunimit multietnik dhe multifetar, si provë e pranimit dhe ndarjes së vlerave evropiane.

Në takim, u theksua edhe aleanca midis dy vendeve në kuadër të NATO-s si një shembull tjetër i kontributit në stabilitetin rajonal dhe global dhe në proceset demokratike.

Lidhur me bashkëpunimin dypalësh, u theksua se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi tradicionalisht kanë kultivuar marrëdhënie vëllazërore dhe miqësore, me tendencë për të avancuar vazhdimisht bashkëpunimin në më shumë nivele.

U theksua veçanërisht bashkëpunimi i mirë midis parlamenteve të të dy vendeve, si një faktor tjetër vendimtar në procesin e integrimit evropian. U theksua se gjithmonë ka vend për thellim dhe avancim të mëtejshëm të bashkëpunimit, si në nivel parlamentar, ashtu edhe në fusha të tjera, siç janë infrastruktura e komunikacionit dhe turizmi.