Një grua, përmes aplikacionit ka njoftuar Policinë e Kosovës se pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj, për ç’arsye është larguar edhe nga Kosova.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Vushtrri, derisa policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar, transmeton Klankosova.tv.

“Ankuesja femër kosovare që jeton jashtë vendit, përmes aplikacionit ka njoftuar policinë se sistematikisht ka pasur dhunë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Sipas ankueses e njëjta për shkak të dhunës është larguar nga Kosova për të jetuar jashtë vendit. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit dhe inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.