58 vjeçari mashtrohet nga dy persona nga Tetova për 2650 euro.Nuk ia sollën as automjetin dhe as paratë

Me datë 25.04.2025 në ora 18.20 në Stacionin Policor Tetovë, një 58 vjeçar nga rrethina e Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga A.N. dhe N.B., të dy nga Tetova, për shumën prej 2.650 euro. Sipas raportit, në shkurt të vitit 2025 ka arritur marrëveshje me A.N., i cili është paraqitur si menaxher i një personi juridik nga Tetova, dhe me N.B. të transportonte automjetin e pasagjerëve ,,Mercedes” nga Zvicra për shkak se u kishte paguar shumën për transport dhe rregullimin e dokumenteve të zhdoganimit me transfertë të shpejtë. Sipas raportimit, deri në momentin e denoncimit nuk i kanë sjellë as automjetin dhe as nuk ia kanë kthyer paratë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS