Janë publikuar fotot e takimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump në Bazilikën e Shën Pjetrit të shtunën.

Fotot – të publikuara nga presidenca e Ukrainës – tregojnë çiftin të ulur ballë për ballë në një zonë të zbrazët të bazilikës. Shtëpia e Bardhë i përshkroi bisedimet e tyre si “produktive”.

Një tjetër imazh tregon liderët të shoqëruar nga kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume