MPB njofton se fundjavën e kaluar (26/27 pill 2025), zyrtarët policorë nga të gjitha departamentet e punëve të brendshme, të cilët veprojnë në fushën e kontrollit të trafikut rrugor në të gjithë vendin, lëshuan gjithsej 1570 urdhërpagesa për kundërvajtje të trafikut, shumica e të cilave bazoheshin në Ligjin për Sigurinë në Trafikun Rrugor.
“U lëshuan 216 gjoba për parkim të paligjshëm, 758 sanksione për tejkalim të shpejtësisë dhe 141 persona u përjashtuan nga qarkullimi për shkak se nuk kishin leje drejtimi. Gjithashtu, u regjistruan 62 shkelje për mosvendosje të rripit të sigurimit, u vendosën 31 sanksione ndaj drejtuesve të motoçikletave për drejtim pa helmetë mbrojtëse, u vendosën 27 masa për përdorim të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit dhe u vendosën tetë sanksione për drejtuesit e automjeteve që kaluan me semafor të kuq, ndërsa 61 drejtues automjetesh u përjashtuan nga qarkullimi për shkak të një sasie të paligjshme alkooli në gjak”.
“Bazuar në Ligjin për Automjetet, gjatë periudhës së treguar janë përjashtuar nga trafiku 39 automjete, 11 prej të cilave për shkak të defekteve teknike, dhe 28 për shkak se ishin të paregjistruara. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB