Autoritetet në Kashmirin e administruar nga India kanë shkatërruar shtëpitë e të paktën 10 militantëve të dyshuar dhe kanë arrestuar disa persona për t’u marrë në pyetje ndërsa hetimet vazhdojnë për sulmin vdekjeprurës të javës së kaluar.
Forcat indiane të sigurisë kanë përdorur eksplozivë për të shkatërruar pronat që nga sulmi i së martës së kaluar ndaj turistëve, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
India akuzon Pakistanin për mbështetjen e militantëve pas vrasjeve, ndërsa Islamabadi i ka hedhur poshtë akuzat.
Ky ka qenë sulmi më vdekjeprurës ndaj civilëve në dy dekada.