Trumpin e duan më pak! Sondazhi i CNN: Niveli i pëlqimit më i ulëti që nga koha e Dwight D Eisenhower

Vetëm 41% e votuesve i aprovojnë veprimet e Donald Trumpit në mandatin e tij të dytë sipas një sondazhi të institutit SSRS, të porositur nga CNN.
Nga riemërtimi i Gjirit të Meksikës i kthyer tani në Gjirin e Amerikës, e deri te synimet imperialiste ndaj Groenlandës, videoja surreale e Inteligjencës Artificiale për të ardhmen e Gazës dhe maksi-tarifat për importet nga jashtë, 100 ditët e para të presidencës së dytë Trump kanë qenë të mbushura me zhvillime të forta, reagimet ndaj të cilave nuk kanë të gjitha pozitive.
Anketimi i kërkuar nga CNN tregon se këto lëvizje kanë ngjallur dyshime të konsiderueshme mes zgjedhësve amerikanë. 41% i të rriturve të intervistuar jashtë kufijve i miratojnë veprimet e manjatit: kjo është shifra më e ulët në këtë fazë për një president të porsazgjedhur “të paktën që nga koha e Dëight Eisenhower në 1960-tën, duke përfshirë edhe mandatin e parë të Trump.
Edhe një anketim i ngjashëm i kryer nga Siena College në bashkëpunim me New York Times, e përcaktoi nivelin e miratimit të presidentit të SHBA në 42%. 66% e pjesëmarrësve në sondazh i përshkruan 100 ditët e para të Trumpit si kaotike, dhe 59% si “frikësuese”. Dhe të mendosh, siç thekson gazeta prestigjioze, se periudha pas inaugurimit të një presidenti përkon me ca “muaj mjalti” mes tij dhe votuesve, që normalisht ende nuk e konsiderojnë kreun e shtetit në këtë faza përgjegjës për problemet madhore kombëtare.
Top Channel