Ish kryetarja e Komisionit për parandalimin e korrupsionit, Biljana Ivanovska e vlerësoi ngjarjen me pasardhësen e saj në këtë post, Tatjana Dimitrovska si sulm të rëndë për shoqërinë dhe institucionin. Kryetarja e re e komisionit është e dyshuar për dhënien e sekretit zyrtarë për lëndën “Aditiv”. Tani sipas Ivanovskës, radhën e ka Kuvendi që e ka zgjedhur Dimitrovskën për anëtare të Antikorrupsionit, por edhe vetë Komisioni që është dashur të bëjë vlerësim për rrezikun prej korrupsionit.
“Nuk duhet të qëndrohet me duar kryq. Nën një dhe më e rëndësishmja është që kryetarja sa më urgjentisht të japë dorëheqje për shkak se në atë mënyrë ende e infekton institucionin. Ajo duhet të largohet që të mundet institucioni ta lajë veten”, tha Biljana Ivanovska.
Ish anëtari i KSHPK-së, Vllado Georgiev, vlerëson se rasti me Dimitrovskën ndikon në renomenë e Komisionit në opinion. Sipas tij, Komisioni për momentin është në prag të humbjes së besimit dhe pret që kjo të ndikojë edhe në numrin e paraqitjeve të parashtruara nga ana e qytetarëve. Megjithatë Georgiev thotë se përgjegjësia është individuale.
“Nëse anëtarët e tjerë arrijnë ta marrin veten nga kjo tronditje, është e mundur që Komisioni të vazhdojë me punë, me atë që të shohim se çfarë do të ndodh me kryetaren. A do të parashtrojë ajo dorëheqje, apo Kuvendi me vetiniciativë do të kërkojë dorëheqje nga kryetarja”, deklaroi Vllado Georgiev.
Dimitrovskës i është marrë pasaporta dhe i është shqiptuar ndalesë për kryerjen e funksionit për shkak të shpalosjes së sekreteve zyrtare një të dyshuari në rastin “Aditiv” për furnizimin e mazutit. Menjëherë pas kësaj nga Antikorrupsioni kumtuan se do të vazhdojnë në mënyrë të rregullt të funksionojnë dhe se do të bashkëpunojnë me organet kompetente.