Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pas dështimit për të tetën herë radhazi që të konstituohet parlamenti.

Ai para mediave theksoi se demokracia funskion me shumicë jo me imponim dhe se sipas tij institucionet janë të popullit dhe nuk janë të asnjë partie të veçantë.

“Koha e sundimit një partiak dhe e monizimit ka përfunduar. Është e tepër të sillemi këtu çdo ditë”, deklaroi mes tjerash Krasniqi.

“Në emrin tim dhe të PDK-së shpreh keqardhje më të madhe në drejtim të qytetarëve të Kosovës për këtë situatë dhe për këtë tallje që bën Lëvizja Vetëvendosje që me qëllim po e mban të bllokuar Kuvendin e Kosovës”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume