Ka mbaruar mbledhja e koalicionit VLEN në të cilën morën pjesë Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Zeqirija Ibrahimi bashkë me anëtarët e kryesisë së partive LD, LB dhe AAA.

Pas mbledhje, Bilall Kasami i Besës njoftoi se është formuar kryesia e përbashkët. Ndërkaq i pyetur për kryetarin, tha se do të zgjedhet në ditët në vijim.

“Unë e përmenda, se në mbledhjet e radhës, në ditët në vijim do të flasim edhe për organet e tjera duke përfshirë këtu edhe lidershipin e partisë. Ajo që është me rëndësi që nga sot nisim homogjenizimin dhe ngritjen e strukturave të përbashkëta atë që e kemi paralajmëruar – themelimin e një subjekti të vetëm politik”, tha Kasami.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume