Ejup Berisha

Koha e sistemit njëpartiak nëpër shtet e Ballkanit ka përfunduar por fatkeqsishtë jo edhe njëmendësia. Kjo e fundit jo vetëmse që nuk ka përfunduar por e njejta akoma ka vazhduar dhe vazhdon që të zbatohet me veprimet konkrete dhe praktike të njerëzve të shteteve të rajonit. Në RMV në vitin 1991 të shekullit të kaluar u shpall pavarësia e vendit nga ish RSFJ. Atë kohë politikanët kryesor të vendit me shume eufori dhe pompozitet deklaruan “Qytetarë të
nderuar ju njoftojmë se ngadhnjeu pluralizmi politik kundrejtë monizmit apo njëmendësisë”.
Kështuqë prej atë
her e deri më sot njëmendësia ka vazhduar që të zbatohet me të madhe jo vetëm te ne por edhe më gjërë në rajon. Kjo pra ripërsëris është prezente më shumë se tre dekada jo vetëmse këtu te ne por edhe më gjërë nëpër shtetet e rajonit edhe pse me kalimin nga sistemi i vjetër të qeverisjes në të riun është dashur që të ndërpritet me zbatimin e njëmendësisë dhe e njejta është dashur që të zëvendësohet me pluralizmin. Se pse nuk është bërë ky veprim një kohë shumë të gjatë fajtorë janë politikanët kryesorë të këtyre trojeve. Këta shumë shpesh kanë ditur të shpallin projekte të mëdha politike por të njejtët këto gjëra i kanë bërë vetëmse formalishtë ndërsa faktikishtë kanë vazhduar me praktikat dhe me realitetet e vjetra. Pra këtu te ne edhe pse u paralajmerua se u bë ndryshimi i sistemit të qeverisjes politike nga ai monist në atë pluralist megjithatë faktorët e këtushëm kryesorë politik një kohë të gjatë nuk krijuan kushte për ndryshime të realta e konkrete politike dhe sistemore. Pra fatkeqsishtë këtu në rajon ka ngadhnjyer pluralizmi por vetëmse formalisht ndërsa faktikisht ka vazhduar akoma që të zbatohet njëmendësia. E njejta pra ishte dhe është tepër prezente në të gjitha shtetet e rajonit por edhe te ne ndërsa zbatues më të medhej të saj janë Partitë politike. Pra udhë
heqësitë kryesore të këtyre subjekteve politike e kanë zbatuar dhe shumica e tyre akoma vazhdojnë që ta zbatojne me xhelozi dhe me përpikmëri njëmendësinë edhe pse shumica e Partive politike në emërtimet e tyre e mbajnë fjalën Demokratike. Kush janë përkrahës dhe zbatues më konsekuent të një
mendësisë nëpër Partitë politike ata pra janë shumica e udhëheqësve të tyre. Kjo ndodhë për faktin se te ta ështe përqëndruar pesha më e madhe dhe pushteti i tërësishëm politik. Këta pra sot i marrin të gjitha vendimet më të rëndësishme dhe të mëdha politike në Parti. Vlenë të theksohet se Liderët e Partive politike sot kanë kompetenca shumë të mëdha dhe tejet të zgjë
ruara dhe këta vendosin bukfalishtë për gjithcka vetë nëpër to dhe duhet thënë se fatkeqsishtë vendimet e tyre nuk ka kush i konteston. Këto jo vetëm që nuk ka kush i konteston por të njejtat nuk guxon edhe askush që ti konteston sepse e pëson shumë keq. Kjo ndodhë pavarësishtë se liderët a janë të ditur apo te paditur, a janë
të ngritur intelektualishtë apo a janë me nivel të ulët intelegjence. Pra pavarsishtë këtyre karakteristikave këta janë autoritete supreme vendosëse në Parti. Kështuqë sa u përket vendimeve që miratohen nëpër to udhëheqësit Partiak e kanë fjalën e vetme dhe kryesore brenda subjekteve politike të cilat i udhëheqin. Ripërsëris pavarsisht karakteristikave të sipërpërmendura Liderët e Partive kanë mbetur autoritete më të larta dhe të pakontestueshme në sferën e miratimit të vendimeve të mëdha dhe tepër të rëndesishme jo vetëmse në orgamizatat politike por edhe në shtet e në shoqëri. Pra këtyre autoriteteve më të larta vendosëse në Parti askush nuk guxon tu jap asnjë sygjerim e lere më verejtje e për ti kontestuar vendimet e tyre as që bëhet fjalë. Prandaj kemi njëmendesi tejet të theksuar jo vetemse nëpër Partitë politike por edhe në shtet e në shoqëri. Kjo ka ndodhur dhe ndodh për faktin se mentaliteti dhe praktikat e veprimeve të lidereve partiak janë zhvendosur dhe vazhdojnë
të zhvendosen edhe jashta kufijve të Partive politike. Prandaj duhet të krijohen kushte që të funkcionon Demokracia e realtë dhe e mirfilltë e bashk me të edhe pluralizmi politik me qëllim që këto të dyja ta bëjnë të mundshme në masë të madhe që të zhduket një
medësia.