Maji pritet të jetë muaji i sfidave dhe befasive në kolaicionin VLEN dhe qeverinë nën udhëheqejen e VMRO-së. Nga VLEN kanë kërkuar që kryeministri Mickovski të largojë nga qeveria ASH-në dhe Arben TAravarin, ndërsa kryeministri Mickovski sot ju dha një “dush të ftohtë” VLEN-it gjegjësisht Bilall Kasamit dhe Adnan Azizit.
Sipas kryeministrit Mickovski takim mes tij dhe Taravarit do të ketë shumë shpejtë, ndërsa i pyetur se si është koalicioni ai u përjigj shkurtë i shkëlqyeshëm.
“Kur pritet takim me Taravarin? Kur pritet…? Takim me Taravarin. Do të ndodhë, po! Si është situata në koalicionin qeverisës kryeministër? E shkëlqyeshme! Si e vlerësoni. Shkëlqyeshëm”, u përgjigj shkurt Mickoski.
Ndryshe, tre liderët Bilall Kasami, Izet Mexhiti dhe Zeqirja Ibrahimi dëshirojnë që Arben Taravari të largohet nga qeveria dhe koalicioni VLEn për shkak Arben Taravari ka komunikime dhe bashkëpunime me BDI-në. “Edhe në qeveri edhe me BDI nuk shkon” janë shprehur nga VLEN.
Nga ana tjetër, Arben Taravari nuk e sheh të logjikshme dhe të arsyeshme që të largohet nga qeveria./TS/