Në Sllupçan, Ali Ahmeti dhe Arben Taravari u panë sot duke shtrënguar duart — një sinjal i qartë që dallgët brenda opozitës shqiptare po thellohen. Pas përplasjeve të ashpra në VLEN, gjithnjë e më shumë zëra flasin për një marrëveshje të fshehtë, ku Taravari pritet t’i bashkohet BDI-së për zgjedhjet lokale.

Ahmeti, nga zemra e Sllupçanit, paralajmëroi se do të ulet me kryesinë e BDI-së për të diskutuar bashkëpunimin me Taravarin, por e bëri të qartë: kjo do të ndodhë vetëm nëse Taravari braktis edhe qeverinë aktuale.

Nga ana tjetër, VLEN-i ka shpërthyer në akuza, duke e etiketuar Taravarin si tradhtar që, sipas tyre, po lidh pakt me Ahmetin pas shpinës së opozitës shqiptare.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume