“Ne po vdesim nga uria, o njerëz shpëtoni Gazën”, palestinezët lëshojnë apel urgjent – kërkojnë hapjen e kufijve

Palestinezët kanë lëshuar një apel urgjent, duke kërkuar që Egjipti të hapë pikat kufitare, ndërsa enklavën e rrethuar e ka kapluar uria.
“Okupimi përdor ushqimin dhe urinë si një armë kundër popullit të Rripit të Gazës”, thanë ata, shkruajnë mediat e huaja.
“Pa ujë të pijshëm, pa ushqim, pa ndihmë për më shumë se 60 ditë – ne vuajmë nga uria e plotë”, shton deklarata.
Duke bërë thirrje për veprim global, ata deklaruan: “Ne po vdesim nga uria për shkak të rrethimit. O njerëz të lirë të botës, veproni tani për të shpëtuar Gazën”.
Raportohet se ata kërkuan nga presidenti amerikan Donald Trump që të “korrigjojë mëkatin e Uashingtonit” dhe të ndalojë dhunën.
Ndryshe, edhe OKB ka paralajmëruar se Gazës po i mbarojnë furnizimet.