Shkruan: Latif Arifi

Largimi eventual i z. Arben Taravari, bashkë me pesë deputetët e tij, nga kjo qeveri nuk do të ishte një humbje për të, por një akt i guximshëm që do të nxirrte në pah krizën e thellë të legjitimitetit të qeverisjes aktuale.
Ishte pikërisht z. Taravari që pati kurajën të braktisë një qeveri të përbashkët me LSDM dhe BDI, për t’u bashkuar me opozitën dhe për të sfiduar një regjim që për më shumë se 20 vite kishte deformuar vullnetin e shqiptarëve. Ai pranoi të hyjë në një garë presidenciale, të cilën e dinim se nuk do ta fitonte, por e fitoi zemrën e qytetarëve, duke kontribuar në mobilizimin e mbi 107 mijë votuesve shqiptarë rreth një fryme ndryshimi.
Sot, kur kjo figurë trajtohet me nënvlerësim dhe përjashtohet nga qendrat e vendimmarrjes brenda koalicionit VLEN, është e qartë se mentaliteti i vjetër politik nuk është zhdukur – thjesht ka ndërruar ngjyrë. Tre partitë e tjera të koalicionit nuk dallojnë në mendësi nga Grubi e BDI.
Pa z. Taravari dhe përfaqësuesit e tij, kjo qeveri nuk ka më kuptim politik dhe as legjitimitet moral. Ajo nuk përfaqëson më shumicën e shqiptarëve dhe çdo përpjekje për ta mbajtur artificialisht në këmbë është mashtrim ndaj qytetarëve.