Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova tha se vlerëson se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Siljanovska tha se zgjedhje të parakohshme parlamentare mund të mbahen kur të, siç tha ajo, të paralizohen institucionet dhe kur shumica parlamentare të jetë e brishtë.

“Po, do të kemi zgjedhje të rregullta lokale. Zgjedhjet lokale e pasqyrojnë disponimin e qytetarëve, ndonjëherë janë lakmus për testimin e suksesit të qeverisë, por absolutisht nuk ka nevojë për zgjedhje parlamentare”, tha Siljanovksa.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume