Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka përkujtuar dëshmorët me rastin e 5 Majit.

“Çdo 5 Maj, ne përkujtojmë me mirënjohje e përulësi dëshmorët e kombit tonë, të cilët u flijuan për idealet e lirisë e barazisë kombëtare. Dëshmorët janë busulla e atdheut e kurora e kombit, që na orientojnë sot e përgjithmonë në rrugën tonë drejt së ardhmes e përparimit. Duke qenë flakadanët e lirisë, veprat e dëshmorëve janë dëshmi e gjallë e sakrificës dhe udhërrëfyes të përhershëm.

Lufta e tyre për liri, drejtësi dhe barazi është një amanet që na obligon të punojmë përçdo ditë dhe të ecim përpara me dinjitet. Në këtë rrugëtim vazhdojmë me përkushtimin maksimal për të mbrojtur, mbështetur dhe siguruar familjet e dëshmorëve, si pjesa më e ndritur dhe më e nderuar e shoqërisë tonë.

Ky rrugëtim nuk do të ndalojë kurrë!”, shkruan Mexhiti.