Pakistani reagon pas sulmit me raketa nga India: S’do të kalojë pa përgjigje, zgjedhim vetë kur dhe si

Pakistani thotë se do t’i përgjigjet Indisë pas sulmit me raketa, duke shtuar se zgjedhin vetë kur dhe si.

Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, tha se India qëlloi me raketa përtej kufirit në tre vende të mërkurën.

ARY News, duke cituar gjenerallejtënant Ahmed Sharif Chaudhry, thotë se India qëlloi raketa nga hapësira e saj ajrore të cilat goditën zonat në Kotli, Muzaffarabad dhe Bahawalpur.

Zëdhënësi tha se forcat ajrore të Pakistanit iu përgjigjën shpejt sulmit me raketa, duke aktivizuar sistemet e saj mbrojtëse dhe duke parandaluar çdo avion indian të depërtonte në hapësirën ajrore pakistaneze.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume