“Kemi një Qeveri të qëndrueshme dhe nuk lëmë asnjë hapësirë për bashkëpunim me BDI-në, qoftë formalisht apo joformalisht,” thotë zëvendëskryeministri dhe nënkryetari i VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikoloski.
“Kryeministri ka një vizion shumë të qartë për drejtimin e vendit, por ajo që është thelbësore në vizionin e tij është se ne duhet të zhvillojmë një luftë të fuqishme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilat ishin më së shumti të personifikuara te BDI. Premtimi ynë i qartë ishte se BDI do të jetë në opozitë, dhe BDU është në opozitë, dhe për këtë arsye ne nuk lëmë asnjë hapësirë për bashkëpunim me BDI-në, në asnjë element brenda Qeverisë dhe në asnjë formë bashkëpunimi me partinë politike BDI, pavarësisht nëse bëhet fjalë për bashkëpunim formal, joformal, ose bashkëpunim vetëm për zgjedhjet lokale, dhe këtu është vërejtja kryesore ndaj Arbën Tavarrit dhe sjelljes së tij. Bashkëpunimi me BDI-në do të ishte vetëvrasje politike për Taravarin,” është i qartë zëvendëskryeministri Nikoloski.”