Më datë 07.05.2025 në ora 19.15 në lagjen ,,Fazanerija” në
Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar
personat M.B.(38) dhe F.D.(20), të dy nga Gostivari, duke vepruar
sipas kallëzimit të mëparshëm nga personi L.D.(59) nga fshati
Banjicë e Poshtme e Gostivarit, se rreth orës 18:30 e kanë
sulmuar fizikisht duke përdorur sende metalike. Ata janë ndaluar
në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do
të ngrihen kallëzimet përkatëse.TS