Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi ka mbajtur sot një konferencë për
media në të cilën ka informuar për të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave
për inflacionin në muajin prill.
Bashkangjitur u dërgojmë fjalimin e ministrit Durmishi:
Të nderuar,
Të gjithë e dimë se në kohë krize ekonomike çdo denar vlen. Dhe çdo ndryshim në treg
ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve tanë – në bukën që blejmë,
vajin, sheqerin apo produktet higjienike.
Prandaj, si Ministri e Ekonomisë dhe Punës, që nga dita e parë jemi përkushtuar të
mbrojmë standardin e jetesës së qytetarëve dhe të garantojmë stabilitetin e çmimeve.
Falë masave të marra që nga fillimi i vitit – përfshirë kufizimin e marzheve në ushqime
dhe produkte higjienike – sot kemi rezultate konkrete.
Të dhënat zyrtare tregojnë se:
-Inflacioni për muajin prill është praktikisht zero krahasuar me muajin mars, një rritje prej
0.6%;
-Krahasuar me prillin e vitit të kaluar, inflacioni është 2.6%;
-Çmimet e ushqimeve janë pothuajse të pandryshuara – vetëm 0,3% rritje vjetore, dhe
një rënie prej -1,3% krahasuar me dhjetorin 2024.
Këto janë fakte që tregojnë se ekonomia është më e qëndrueshme, dhe qytetarët nuk
po përballen me rritje të papërballueshme të çmimeve. Por, ne nuk do të ndalemi këtu.
Në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, ne monitorojmë dinamikën e
çmimeve në baza ditore. Deri më tani nuk ka pasur rritje të ndjeshme pas përfundimit të
masës. Por nëse dikush përpiqet të abuzojë me situatën – ne do të reagojmë
menjëherë.

Sektori i Koordinimit të
aktiviteteve të ministrit Сектор за координација на
активностите на министерот

Dhe reagimi do të jetë vendimtar:
-Mund ta zgjerojmë listën e produkteve me çmime të kufizuara;
-të vendosim marzhe për të gjitha produktet;
-Ose të risim kufizimet ekzistuese.
Së fundmi, Ministria e Ekonomisë dhe Punës mbetet e përkushtuar për ruajtjen e
stabilitetit ekonomik dhe mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve. Me përgjegjësi,
vendosmëri dhe në bashkëpunim me institucionet kompetente do të vazhdojmë të
marrim masat e nevojshme për të siguruar një treg fer dhe të qëndrueshëm për të
gjithë.