Më 8 maj 2025, rreth orës 21:25, në një lokal në sheshin qendror të Shtipit është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit turk E.O. (25), i cili më vonë ndërroi jetë në spitalin klinik të Shtipit rreth orës 22:10. Pas të shtënave, autori u largua nga vendngjarja me veturë.
Me ndërmarrjen e masave të menjëhershme nga policia, duke përfshirë përdorimin e dronit, rreth orës 22:15 në pikën pagesore Miladinovci, u ndal një veturë “BMW” me targa të Shtipit ku ndodheshin katër persona: A.H. (22), T.M. (22), O.M. (29) dhe A.O. (28), të gjithë shtetas të Turqisë. A.H. u përpoq të arratisej, por më vonë u kap së bashku me autorin e dyshuar, K.K. (21), gjithashtu nga Turqia.
Të pesë personat janë ndaluar nga policia dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në bashkëpunim me prokurorinë, do të ngriten kallëzime penale përkatëse kundër tyre.