Nga ASH-Taravari thonë se janë në rrugën e duhur dhe “në ditët më të mira”. Refuzojnë të komentojnë reagimet e VMRO-DPMNE-së, pas daljes së ASH-së nga Qeveria, ndërkaq theksojnë se po punojnë për fitore në zgjedhjet lokale.

“Aleanca për Shqiptarët ka ndjekur me vëmendje “pretendimet” e VMRO-së ndaj partisë tonë dhe kryetarit të saj. Është e pritshme që në këto ditë të rënda të kësaj Qeverie në hall, në mungesë të plotë të argumenteve politike, të ketë shpifje të llojit më absurd. Ne jemi qetësisht të përqendruar në punën tonë drejt Fitores së Tetorit dhe nuk duam të rëndojmë me asnjë fyerje apo pseudo-akuzë VMRO-në e cila ka mjaftueshëm halle aktualisht. Vetëm fakti që dolëm nga Qeveria me vullnetin tonë flet qartë se sa pak të korruptueshëm jemi dhe ndoshta kjo është e pakonceptueshme për disa parti që janë në pushtet”, thonë nga partia.