Në mbledhjen e Kryesia qendrore të Aleancës për Shqiptarët ku u vendos që të dilet prej Qeverisë, mungonte deputeti nga Struga-Salim Sulejmani.
Në pyetjet e gazetarëve Taravari theksoi se mungesa e tij është për shkak arsyeve familjare.
Në ndërkohë në rrjetet sociale filluan spekulimet se deputeti Sulejmani mund të jetë kundër vendimit të ASH për braktisjen e qeverisë.
Mirëpo sot në mëngjes, deputeti Sulejmani nëpërmjet publikimit të një fotos në rrjetin social facebook u ka dhënë fund spekulimeve.
Dhe në foto është Taravari dhe mbishkrimi : E vërteta fiton …gjithmonë.
Kjo foto që dje është shpërndarë nga shumë aktivistë të ASH-së.