Nënkryetari i BDI-së, Bajram Rexhepi duke folur për Tetovën ai u shpreh se kryetari aktual, Bilall Kasami qqytetin e Tetovës e sheh si plaçkë.

Ai ka shitur Monopolin me 70 denarë metër katror, për 7 mijë euro ndërsa vlera e saj është miliona euro.

“Ka indikacione se kompania në falimentin ka blerë me 1 euro m2 hapësira tek Monopoli ndërsa e ka shitur mbi 5 milionë euro” u shpreh Rexhepi duke shtuar se as okupatorët nuk e kanë bërë këtë keqpërdorim dhe është mëkat që këta njerëz të vazhdojnë të udhëheqin me Tetovën.

Sipas Bajram Rexhepit komunën e Tetovës e udhëheq mafia urbane duke e shkatërruar komunën dhe Tetovën.