Një shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës në Itali pasi u përplas nga një kamion në një kantier ndërtimi ku po punonte.

Identiteti i shqiptarit ende nuk bëhet me dije ndërsa raportohet se 56-vjeçari punonte në një kompani për llogari të hekurudhave shtetërore.

Menjëherë pas aksidentit në vendin e ngjarjes mbërriti ambulanca ndërsa shqiptari fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Autoritetet vendase kanë nisur hetimet për vrasje nga pakujdesia si dhe kanë kryer një inspektim në terren për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit e mundshëm.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume