Faton Halili

Nga viti 2015 e këndej, prej se u shfaqën në skenën tonë politike parti të shumta me bindje dhe ide kontraverse si shkak i përçarjeve të brendëshme mbrenda partiake si dhe përplasje interesash mbrenda grupacioneve të vogla, skena jonë politke është bërë aq e neveritëshme aq e gërrditëshme për sytë e opinionit sa që po humb kuptimi i çdo gjëje.
Na dolën në skenë si këpurdhat mbas shiut shumë liderë mëhallash se gjoja do e mposhtkan Bashkimin Demokratik për Integrim, ende pa filluar betejën e tyre si organizime të reja politike këta liderët e famshëm përfundonin në prehërin e plakut, shikoni lëvizjet e tyre mbrenda vitit 2016-2024 dhe do bindeni për këtë fakt.
Qasja e tyre flet shumë në aspekt të politikbërjes, të gjithë këta u krijuan si antipod i BDI-së, të gjitha të metat, gabimet,lëshimet që i bëri partija që qëndroi mbi 20 vjet në pushtet i mobilizoi këta të entuziazmuarit për ballafaqim nëpër procese zgjedhore.
Pjesëmarrja e tyre në bashkëqeverisje po me atë forcë politike që e shanin e ofendonin e akuzonin shumë herë me të drejtë i konsumoi ata “liderë” sa që pesha e fjalës nuk kishte vlerë në opinion.
Është fat shumë i madh për demokracinë dhe shqiptarët se BDI-ja më në fund shkoi në opozitë ky ka qenë një hap i domosdoshëm dhe i natyrshëm, poashtu edhe i shëndetshëm për shumë eksponentë të saj mirëpo këtë duhet ta dijë çdo shqiptarë se lufta dhe armiku ynë nuk ka qenë dhe nuk është BDI-ja si dhe asnjë parti tjetër shqiptare, lufta e vërtetë me të gjitha kapacitetet intelektuale-kadrovike duhet adresuar kundrejtë “SHTETIT”.
Qëllimi i kësaj “drzhave” çdo herë ka qenë margjinalizimi i shqiptarëve, mbajtja peng e tyre, mospërfillje institucionale si dhe minimizimi jonë si pakicë kombëtare.
Fatkeqësishtë nëpër këto etapa, ndër vite ky fenomen nuk është piketuar dhe trajtuar në drejtim të duhur, zënkat dhe grindjet mbrenda llojit na ka lënë pasoja të mëdha neve shqiptarëve.
Koha është për rezultate konkrete ku të gjithë shqiptarët kanë një armik politik i cili çdo herë tenton të manipulojë me kërkesat e vërteta të shqiptarëve e ato janë esenciale për ne:
1.Zyrtarizim i plotë i Gjuhës Shqipe .
2.Mbyllja e kapitujve negociator me R.Bullgarisë, dhe marrja e statusit-kandidat për BE.
3.Ndarja e drejtë dhe proporcionale e buxhetit me investime të drejtëpërdrejta në investimet kapitale tek rajonet shqiptare .
4.Përpilim ligjor mbi përfaqsimin adekuat të shqiptarëve në institucione.
5.Veting për të gjithë sistemin e Drejtësisë si dhe institucionet tona që prej themelit të kësaj republike e deri më sot.
Urdhëroni zotërinj të nderuar të politikbërjes së re, merrne guximin, filloni proceset progesiste Kombëtare ti realizoni, mos na lodhni me merkatot e juaja politike ku ditën hudhni vrerë për njëri tjetrin ndërsa nata ju bashkon një tavolinë e përbashkët për ndarje të interesave tuaja.