Zv.kryeminisrti i parë, Izet Mexhiti, edhe një herë është prononcuar për ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ai ka shkruar se përdorimi i gjuhës shqipe i garantuar me këtë ligj nuk cënohet.

“Në vitin 2023, në qeverisjen e BDI-së së Artanit, Parlamenti zgjodhi një gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese pa i konsederuar fare kandidaturat tjera, ashtu siç e parasheh ligji. Aq e rëndësishme ishte kjo gjyqtare për BDI-në, sa Parlamenti atë e votoi me 64 vota dhe pa asnjë kundërshtim.

Në vitin 2024, Artani i BDI-së u vendos në listën e zezë amerikane për shkak të përzierjes në gjyqësor, përfshirë perzierje në zgjedhjen e gjyqtarëve dhe për ndikim në vendime gjyqësore. Ky vendim e konfirmoi faktin se gjyqësori është i kapur nga partia dhe zbaton urdhëra politike.

Sot, Artani i BDI-së është në ekzil, BDI-ja e Artanit në opozitë, ndërsa gjyqësori i kapur është çliruar nga diktati politik. Gjyqtarja e zgjedhur në mënyrë të jashtëligjshme me urdhër nga BDI-ja, nuk është më gjyqtare referuese për Ligjin për gjuhën shqipe.

Shqipja nuk preket.

Rrini rahat!”, shkruan Mexhiti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume