Nga Prokuroria Themelore Publike njofton se po zhvillohet aksion policor, ku është dhënë urdhër për bastisjen e 5 lokacioneve në Shkup. Sipas njoftimit të Prokurorisë, bastisjet po bëhen si rezultat i provave të siguruara nga hetimi në rastin “Bunker”, që ka të bëjë me anëtarët e grupit “Bellanoca-Baron”.

“Nën udhëheqjen e prokurorit kompetent që vepron në rastin me emrin e koduar “Bunker”, njësitë e MPB-së që nga orët e hershme të mëngjesit po kryejnë bastisje në pesë lokacione në Shkup. Aksioni është rezultat i provave të siguruara në kuadër të procedurës hetimore që po zhvillohet kundër anëtarëve të grupit kriminal “Bellanoca-Baron”. Prokuroria do të dalë me më shumë informacione gjatë ditës”, thonë nga Prokuroria.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume