Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Mimoza Musa, ka bërë të ditur sot përmes statusi se do të vazhdojë të veprojë politikisht në kuadër të koalicionit VLEN, duke u distancuar nga lideri i ASH-së, Arben Taravari.

Me poshte mund ta lexoni porosine e deputetes Mimoza Musa.

Një vit më parë, më 8 Maj, mora besimin e mbi 107 mijë shqiptarëve si deputete e Aleancës për Shqiptarët, në listën e koalicionit VLEN.
Ky mandat nuk është thjesht një numër, është zëri i një populli të lodhur nga mbi 20 vite pushtet i BDI-së dhe që kërkon me ngulm ndryshim.

Po kalojmë një periudhë të vështirë politike dhe me të drejtë shumë përkrahës, miq e bashkëpunëtorë pyesin: Me kë është deputetja Mimoza Musa?

Sot, në një klimë politike të trazuar, dua të jem e qartë me ju:
Unë jam deputete e Aleancës për Shqiptarët.
Besimin që ma dhatë nuk do ta tradhtoj.
Nuk jam këtu për interesa personale, por për t’i shërbyer me dinjitet dhe përgjegjësi çdo votuesi që besoi në këtë mision.

Ndryshimi ka nisur dhe ne do ta çojmë përpara.