Savash Veliu
Në këtë periudhë të ndryshimeve globale, jemi në një periudhë ku lojërat politike janë në kulmin e tyre. E dini çfarë thonë: Jemi në një kohë që nuk dihet se kujt është dora në xhep të kujt!!!
Nëse takimi në Stamboll do kalonte i suksesshëm për paqen, do të tregojë se Trump dhe Erdogan janë pjesë e një Rendi të Ri të madh Botëror. Dhe nëse Putini nuk vjen në këtë takim do të tregojë se ai është peng i sionistëve globalistë dhe po punon kundër Rendit të Ri Botëror.
Nëse shikojm në thellësi politike do kuptojm se, Rusia Putiniste e shpëtoi veten nga pushtimi i Ukrainës në krah të koreano-veriorëve, pyetja tani është kush po e qeveris Rusinë sot!?
Para së gjithash, është e nevojshme të provohet njeriu i kujt është Putin.
Erdogan priti Zelenskiy në Stamboll dhe bëri një plan, informoi Trump, ata ngritën një tryezë paqeje dhe Trump tha nëse vjen Putin vij dhe unë! Putin mori karremin dhe e bëri të qartë se ai donte që lufta të vazhdonte, jo paqen. Kjo i konvenon vetëm sionizmit!
Në anën tjetër, Israeli ka marrë peng Evropën dhe Amerikën dhe i ka kthyer në lodra të tij. Nëse kjo vazhdon, Europa do të izolohet më tej në një kontinent në vete dhe Amerika do të tkurret në rajonin e saj. Europa dhe Amerika duhet të heqin qafe Israelin, përndryshe do të bëjnë vetëvrasje, sepse kjo armë që ata prodhuan do t’i vrasë, jeta e Israelit ka marrë fund.
Pra. Evropa do mbetet xhuxhe dhe tre fuqi të reja do të mbeten në skenë; SHBA-KINA-Turqi!
Kjo gjendje detyron Evropa të sheh veten të margjinalizuar dhe të dalë në skenë duke iu afruar Turqisë.
Poashtu duket se, Papa Leo XIV amerikan është i zënë duke krijuar një Perandori Romake të Ringjallur, kurse Donald Trump po ndihmon në krijimin e Shteteve të Bashkuara të Islamit në Lindjen e Mesme dhe Emmanuel Macron është i zënë duke bërë atë që duhet të bëjë.
Në këtë kontekst sionistët janë ata që duan Luftën e Tretë Botërore me çdo kusht dhe që përzihen në kaos dhe luftë kudo; por më kot, sepse Türkiye me Trump nuk bëjn gjë tjetër veçse shtypin çdo përpjekje të tyre, ndërsa Israeli drejtohet në një drejtim apo në tjetrin, por dështon.
Duhet drejt kuptuar gjërat se Amerika e Demokratëve sionist është bashkëfajtore në masakrën e popullit palestinez.
Dhe ne vazhdojmë të japim ndihmë ushtarake amerikane për Netanjahun… thotë senatori amerikan Bernie Sanders!
Shkaku se sionistët kanë humbur mejdanin tani, ata me Israelin kanë rindezur luftën Indi-Pakistan dhe Türkiye e ka shuar zjarrin me armë elektronike.
Tani sionistët po mbajnë një takim global të ekspertëve të luftës, duke i bërë thirrje Pentagonit të gjejë një zgjidhje për atë se çfarë armësh të avancuara janë përdorur gjatë konfliktit.
Pra, ku qëndron Trump për këtë çështje? Ai është në krah të Erdoganit dhe po bashkëpengojnë çdo përpjekjeje luftarake të demokratëve sionistë me Pentagonin!
Ndërkohë, nëse arabët e pasur jashtë Katarit për shkak të pandjeshmërisë së tyre ndaj palestinezëve, do të jenë shkaku të fillojë Pranvera e Dytë Arabe, fronet do të rrëzohen me pamjen e një zbrazëtie dhe Turqia është e gatshme t’i mbushë këto vende sepse është një fuqi ushtarake për momentin!
Këte e deklaron dhe Financial Times:
▪Rritja e fuqisë ushtarake dhe industria e mbrojtjes së Turqisë luajnë një rol kritik në krahun juglindor të Evropës kundër Rusisë.
▪Turqia, e cila ka ushtrinë më të madhe të NATO-s në Evropë, kontrollon Detin e Zi dhe është aktive në krizat ndërkombëtare.
Tani “Rruga drejt WASHINGTONIT kalon nëpër Riadh, Doha, Abu Dhabi dhe Ankara” dhe Tel Avivi është përjashtuar, nuk është në axhendën e Trump, sepse israeli ka mbushur afatin dhe është barë për SHBA!
Shtrohet pyetja, në këtë rrëmuj gjeopolitike, Kush do t’i garantojë kufijtë Kosovë-Shqipëri kur NATO është në prag të shpërbërjes? Natyrisht, e vetmja fuqi e shëndoshë sot që nuk do tërhiqet nga Evropa është Turqia, të paktën për tre vitet e ardhshme (2028 deri në mandatin e Erdoganit), kundrejt SHBA-BE-së së falimentuar, përfshirë NATO-n dhe KFOR-in???
Ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, tha:
“Shtetet e Bashkuara do të fillojnë diskutimet me aleatët evropianë për të zvogëluar trupat amerikane në Evropë deri në fund të vitit. Me siguri do të jetë pas samitit, më vonë gjatë vitit, që ne do t’i fillojmë këto biseda… Të gjithë aleatët tanë janë të gatshëm ta bëjnë këtë.
Është më shumë se 30 vjet dëshirë e SHBA-së (për të zvogëluar trupat në Evropë), Presidenti Trump sapo tha, mjaft, kjo do të ndodhë dhe do të ndodhë tani, kjo do të jetë e rregullt, por ne nuk do të kemi më durim për zvarritje në këtë situatë… Ne vetëm duhet të punojmë për pasojat praktike.”
Ajo që nuk i pëlqen Israelit është se nuk ka mundur të fitojë një pozicion në rendin e ri gjeopolitik dhe tokat që ka dëshiruar të pushtoj, dhe për këtë arsye ka mbajtur një qëndrim të pamëshirshëm dhe ashpër revanshist ndaj Gazës. (Aq e kanë prishur lojën e israelit të madh sa nuk do ta marrin dot as Gazën). Thonë se po luftojnë me fantazma, por një popull që thotë me gjithë zemër “Hasbijaallahu veniamel vekil” nuk mund të dorëzohet. Dhe një ummet që ka për komandant Muhamedin alejhi selam nuk mposhtet!
Pentagoni dhe Israeli e filluan luftën Indi Pakistan me qëllim për ta shpërqëndruar Turqinë e cila e ka rrethuar israelin nga gjitha këndet dhe ia ka bllokuar tregun detar dhe ajror me europën, por Turqia u tregua tepër intelegjente, duke ndihmuar Pakistanin në mënyrë indirekte, pasi që israeli ka frikën më të madhe se Turqia iu afrua në kufi, tashmë ushtria Turke është në pikat kufitare Siri israel, kjo gjë e bën të shqetësuar israelin dhe cionistët amerikan.
Kjo Aleancë SHBA-Israel po lëkundet, ndërsa Trump distancohet nga Netanyahu. Trump synon stabilitet në Lindjen e Mesme për të frenuar Kinën, Rusinë dhe i konsideron veprimet e israelit gjenocidale në Gaza, Siri e Liban si destabilizuese.
Ai ka përjashtuar Israelin nga vendime kyçe si bisedimet direkte SHBA-Iran, heqjen e sanksionet Sirisë dhe po forcon lidhjet me Turqinë dhe vendet e pasura të Gjirit Arabik.
Kjo ka sjell rënie të ndjeshme të ndikimit të Israelit në Washington dhe vë në pikëpyetje të ardhmen e kësaj aleance.
Trump e sheh fundin e Amerikës përmes mizorive të Israelit, kështu që ai duhet të shpëtohet nga duart e tij që të mund të rimarrë kontinentin amerikan të gayshëm për Rendin e Ri Botror!