Aeroplanët luftarak ukrainas kanë goditur një bazë që i përkiste shërbimit sekret rus në rajonin e Belgorodit, ku mbetën të vrarë oficerë të FSB-së.

Kanali Soniashnyk në Telegram që ka lidhje të ngushta me forcat ajrore ukrainase, njoftoi se është kryer një sulm me aeroplanë MiG-29 që ishin të pajisur me bomba precize franceze AASM Hammer.

Madje edhe analistët e OSINT, kanë konfirmuar në X se lokacioni që ishte në shënjestër shfrytëzohej nga FSB-ja.

Ky sulm shënon eskalimin e mëtutjeshëm të luftës që e filloi presidenti rus Vladimir Putin në shkurt të vitit 2022.

Derisa ukrainasit më parë shënjestruar baza ushtarake në tokën ruse siç janë depot e municionit e logjistika – sulmi në Glotob duket të jetë i parë i njohur që kishte lidhje me një objekt të FSB-së.