Izraeli dhe Siria janë në kontakt të drejtpërdrejtë dhe në javët e fundit kanë zhvilluar takime ballë për ballë me qëllim qetësimin e tensioneve dhe parandalimin e konfliktit në rajonin kufitar.

Sipas Reuters, këto kontakte shënojnë një zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes shteteve që kanë qenë në anë të kundërta të konflikteve në Lindjen e Mesme për dekada të tëra, ndërsa SHBA inkurajon sunduesit e rinj islamistë në Damask të krijojnë marrëdhënie me Izraelin dhe Izraeli po lehtëson bombardimet ndaj Sirisë.

Dy burime siriane, dy perëndimore, si dhe një burim rajonal i inteligjencës i njohur me çështjen, kanë thënë për Reuters se këto kontakte kanë nisur përmes ndërmjetësuesve që nga momenti kur rebelët islamistë Hayat Tahrir al-Sham rrëzuan udhëheqësin sirian Bashar al-Assad në dhjetor.

Bëhet e ditur se burimet kanë folur në kushtet anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së temës për dy vendet që kanë një histori të gjatë armiqësie. Bisedat direkte mes vendeve nuk janë raportuar më parë, megjithatë më herët gjatë këtij muaji, presidenti i përkohshëm sirian Ahmed al-Sharaa konfirmoi biseda indirekte me Izraelin.