Pas protestave të infermierëve dhe disa të punësuarve nga sektorë të tjerë në Spitalin e Tetovës, ka reaguar Taravari. Ai ka akuzuar se ka këmbëngulur që ky staf të punësohet, por se një gjë të till e ka kundërshtuar VLEN.
“Arsyet pse kam lëshuar këtë Qeveri po bëhen gjithnjë e më shumë të qarta. Një rast i dhimbshëm është ai i motrave medicinale të spitalit të Tetovës të cilat janë pa vendim dhe pa rrogë. I kërkoja me insistim punësimet e tyre por VLEN e kundërshtonte, sepse ata donin punësime partiake!!!”, shkroi Taravari në FAcebook.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume