Presidenti amerikan Donald Trump ka treguar se ka biseduar me homologun francez Emmanuel Macron pasi gruaja e tij u pa duke e shtyrë ndërsa avioni i tyre aterroi në Vietnam.

Në video u shfaq bashkëshortja e Macronit, Brigitte, duke e shtyrë burrin e saj me të dyja duart në fytyrë. Çifti më vonë pretendoi se ata thjesht po ziheshin.

I pyetur nëse kishte ndonjë këshillë për Marconin, Trump tha: “Sigurohu që dera të mbetet e mbyllur. Kjo nuk ishte mirë.”

Trumpi tha se Macroni po shkonte “mirë” dhe “ata janë dy njerëz vërtet të mirë”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume