Në Ferizaj janë arrestuar dy motra, pasi të njëjta janë fjalosur mes vete dhe më pas kanë sulmuar njëra – tjetrën.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur, dy motrat me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Ferizaj 30.05.2025 – 20:00. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare-motra, pasi të njëjtat pas një fjalosje verbale në mes veti, kanë sulmuar fizikisht njëra-tjetrën. Me vendim të prokurorit të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, njofton PK.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume