Banka Qendrore e Kosovës, para disa ditësh ka publikuar të dhënat nga Bilanci i Pagesave.

Sipas këtyre të dhënave, remitancat vazhdojnë të kenë kontribut të madh në ekonominë e Kosovës, duke shënuar rritje të qëndrueshme edhe gjatë muajve të parë të 2025-tës.

Deri në fund të marsit të këtij viti, vlera e përgjithshme e remitancave arriti në 291.27 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 3.65 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Remitancat për muajin prill 2025 kapën shumën 111.66 milionë euro, duke e çuar totalin e katërmujorit të parë në 402.93 milionë euro.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume